Transmetuar më 18-01-2020, 17:11

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Meksikën ditën e enjte.

Dy aktorë ranë nga një urë dhe humbën jetën teksa po xhironin për serialin televiziv "Sin Miedo a la Verdad."

Jorge Navarro Sánchez dhe Luis Gerardo Rivera po bënin një skenë në urë, nga e cila u rrëzuan dhe gjetën vdekjen.

Lajmin e hidhur e bëri publik rrjeti meksikan Televisa.

"Lutjet tona janë me familjet e Jorge dhe Luis Gerardo, të cilëve ne i dërgojmë ngushëllimet tona”, thuhet në deklaratë.

Ndërkohë, produksioni i serialit po punon me autoritetet për të zbardhur dinamikën e plotë të këtij aksidenti.

Ende nuk ka detaje të vendit të saktë ku ka ndodhur ngjarja.

Navarro Sánchez dhe Rivera po filmonin sezonin e tretë të "Sin Miedo a la Verdad". Shfaqja u bë premierë në vitin 2018 dhe tregon historinë e një hakeri të ri që ndihmon viktimat e krimit, sulmit në internet dhe korrupsionit./a.m/noa.al/