Duka dhe Dukesha e Sussexit kanë hequr dorë përfundimisht nga postet mbretërore.
Meghan dhe Harry nuk do të përdorin titujt mbretërorë dhe do të paguajnë 2.4 milionë paund taksa për paratë e shpenzuara për Frogmore Cottage, e cila do të mbetet shtëpia e tyre në Mbretërinë e Bashkuar.
Çifti do të heqë dorë nga të gjitha detyrimet mbretërore deri në pranverë.
Harry dhe Meghan kanë deklaruar se do të ndjekin një jetë të pavarur në Amerikën e Veriut, ku mund të bëjnë punën që duan dhe të fitojnë para sipas mënyrës së tyre.
Sidoqoftë, ata janë angazhuar të ‘mbështesin vlerat e Mbretëreshës’.
Mbretëresha Elizabeth, e cila mori kontrollin e krizës që mund të dëmtonte monarkinë, falenderoi Meghan që u bë pjesë e familjes dhe çiftin për të gjithë punën që kanë bërë,
Madje shtoi se ishte e lumtur që kishin gjetur një mënyrë konstruktive për të ecur përpara./a.m/noa.al