Transmetuar më 18-01-2020, 21:58

‘Kein Wort’, projekti i ri muzikor i Loredana Zefit duket se është dedikim i hapur për Mozzik. Teksti është në gjuhën gjermane dhe një pjesë e madhe mund të mos e ketë kuptuar.

Reperja zbuloi për "Prive" se flet për një histori dashurie që ka përfunduar, por jo vetëm kaq.

Loredana zbuloi se aty tregon se sa e urren personin me të cilin ka qenë në lidhje dhe se i urren shanset e dyta.

Kanë nisur spekulimet se është dedikim për reperin Mozzik dhe thuhet se nuk do të ketë më rikthim mes tyre. Së fundmi kanë patur disa përplasje virtuale. Në një tjetër emision, Loredana tha se ndarja me reperin nuk ka një arsye specifike, por ndiheshin të dy shumë të stresuar.

Ndërsa reperi reagoi në rrjete sociale se Loredana po gënjen dhe i kërkoi të mos përdorte vajzën e vogël për tu shfajësuar.

Menjëherë pas tyre, reperja udhëtoi drejt Parisit me një person të vecantë. Bëhet fjalë për producentin Macloud, bashkëpunëtor në projekte muzikore, me të cilin reperja publikoi disa postime që nxitën spekulimet se po shijojnë një histori dashurie./a.m/noa.al