Transmetuar më 18-01-2020, 23:05

Sara Hoxha feston sot 24-vjetorin e lindjes si një nënë e lumtur e dy djemve dhe si shpirti binjak i Ledion Liços.

Mëngjesin e sotëm, ajo publikoi një fotografi nga torta e ditëlindjes duke thënë se ndihet krenare për jetën që jeton. Por u vu re që në tortë ishte Sara me dy djemtë dhe qenin, por mungonte Ledioni.

Duke përdorur notat e humorit, ajo tha se bashkëshortin do e vendoste tek torta e darkës se nuk kishte vend.

Pikërisht në mbrëmje bëri deklaratën e madhe ku i shprehu dashurinë Ledionit.

Në fotografinë ku duken të kuruar në detaje për të shijuar një festë të bukur, Sara shkruajti: ‘Me ty, gjithmonë’. /a.m/noa.al