Transmetuar më 19-01-2020, 21:45

Kishte kohë që i mungonte skenës dhe publikut.

Elsa Lila, zëri brilant i muzikës shqiptare, e cila këndoi edhe në Sanremo, prej kohësh nuk është shfaqur në publik. Madje edhe viztat në vendlindjen e saj, Tiranë, kanë munguar.

Nuk dihen arsyet e shkëputjes së gjatë të saj. Thuhet se ka vendosur t’i kushtohet jetës familjare dhe vajzës së saj.

Ajo nuk shfaqet prj vitesh as në rrjete sociale.

Rikthimi i parë në skenë, ndonëse për pak çaste, tregoi edhe transormimin e këngëtares së mirënjohjur, dy herë fituese e festivalit në RTSH, në mes të viteve ’90.

E shëndoshur dhe larg elgancës së dikurshme, Elsa Lila pranoi që të ngjitej në skenë, pas ftesës për të dhënë kontributin e saj mbi të prekurit nga tërmeti në Shqipëri.

Ana Lushi, Elsa Lila, Irida Dragoti, Hersi e Flavja Matmuja, Andi Zeka, Kozeta Prifti ishin emrat e artistëve shqiptarë, që së bashku me artistë të tjerë italianë, të muzikës lirike e të muzikës së lehtë, nu bashkuan ë një koncert bamirësie, një javë më parë.

Koncerti u organizua në Itali, në ndihmë të të dëmtuarve nga tërmeti i 26 nëntorit në Shqipëri. /NOA.al