Transmetuar më 19-01-2020, 22:42

Ylli Baka është sot një nga këngëtarët më të paguar dhe më të pëlqyer në Shqipëri, në sajë të koncerteve dhe festave të ndryshme që merr pjesë.

Por si çdokush tjetër, edhe ai në fillimet  e tij ka hasur vështirësi.

I pyetur teksa ishte i ftuar në emisionin “ThumbOn” në RTV Ora, Ylli Baka ka treguar çmimet më të ulëta që është paguar dikur dhe që shumë shpesh ndodhte që ato lekë mos i merrte kurrë sepse nuk ia jepnin.

"Kam kënduar edhe me 20 euro, me 40 me 50. Edhe nuk na i jepnin. Prapë nuk ka problem", tha këngëtari.

Gjatë emisionit ai ka treguar dhe një moment shumë të sikletshëm që ka përjetuar në një dasmë.

"Në vitin 2006 kam pasur një operacion, nga një defekt tek këmbët. Kisha dhënë fjalën që do shkoja në gusht në një event, por nuk e dija që në atë kohë do të operohesha. Ishte dasëm, në Gjirokastër."

"Mos më gënje, – më tha, – se do vish në dasëm. Unë isha me paterica. U them dy shokëve të mi, të ikim. Mirë kur të ikim tha do shtrihesh po për të kënduar si do ja bësh. Unë shkova që në 8 në dasëm. U vendosa tek tavolina, rregullova këmbën me paterica, vura mbulesën që mos ta kuptonte njeri, por nuk rrija dot. I kisha të dyja këmbët të dëmtuara nuk është se kisha një".

"Kam kënduar rreth 4 orë. Por në orën 2 të natës plasa se doja të shkoja në tualet. Aty më pa dhe më tha mos, më fal, më tha djali i dasmës. E bëra për fjalën e dhënë jo për lekët, por ishte një siklet shumë i madh."