Transmetuar më 20-01-2020, 08:25

Këtë fundjavë që lamë pas duket se Elita dhe Gjiko kanë zgjedhur ta kalojnë në natyrë.

Moderatorja ka publikuar disa foto në llogarinë e saj në Instagram ku shfaqet pranë Gjikos dhe djalit të tyre Zërit.

“Heshtja e natyrës flet më tepër se çdo fjalë”, ka shkruar Rudi krah fotove ku shfaqet me familjen e saj.

Ajo çfarë bie tjetër në sy është ngjashmëria e të voglit, i cili ndonëse rritet dita ditës, duket se është një kopje e Gjikos./b.l/noa.al/