Transmetuar më 20-01-2020, 10:25

Dita e sotme, e hëna e 20 janarit, cilësohet si dita më e trishtë e vitit! Nuk është thjesht një e hënë, por fillm java më e trishtë e të gjithë vitit, e cila njihet ndryshe si Blue Monday, dhe që përkon me të hënën e tretë të janarit.

Këtë gjë e ka përcaktuar një ekuacion i bërë publik në vitin 2005 nga kanali televiziv britanik ‘Sky Travel’.

Kriteret e përzgjedhjes, vlerësojnë një sërë rrethanash, të cilat të bëra bashkë, përkeqësojnë humorin e njerëzve.

Përveç faktit që nis një javë intensive pune, është edhe përfundimi i festave, zbrazja e portofolit, disa kilogramë më shumë, kushtet e përkeqësuara meteorologjike dhe ndjesia se nuk janë çuar deri në fund, objektivat e vitit që ka përfunduar.

Blue Monday, njihet si një lloj depresioni i fillim vitit, e cila përmbledh realitetin e ashpër të çdo dite.

Ekspertët e këshillimit sugjerojnë që në këtë ditë njerëzit të vishen me ngjyra të ndritshme ose të dëgjojnë muzikë të gëzuar. /a.y/noa.al