Transmetuar më 20-01-2020, 10:35

Pasi Lëvizja Vetëvendosje propozoi emrin e Albin Kurtit si Kryeministër, Presidenti Hashim Thaçi e fton në takim.

Ai e fton Kurtin që të shkojë në Presidencë në orën 12.00.

“Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, pas pranimit të propozimit të mandatarit për formimin e Qeverisë nga Lëvizja Vetëvendosje, e ka ftuar të propozuarin Albin Kurti për ta pranuar dekretin sot më 20 janar 2020, në orën 12:00”, thuhet në njoftim.

Pas propozimit nga partia e drejtuar prej tij, Albin Kurti përmes një video-mesazhi tha se edhe pas dorëzimit të emrit për mandatar për Kryeministër ende nuk kanë arritur marrëveshje me Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Ndër të tjera Kurti ka bërë të ditur se janë të gatshëm për takime të reja me LDK-në, në mënyrë që të gjenden alternativa për arritjen e një marrëveshje për bashkëqeverisje. /a.y/noa.al

VV e propozoi si mandatar për kryeministër, Kurti: Ende s’kemi marrëveshje me LDK-në

Vetëvendosje propozon Albin Kurtin mandatar për Kryeministër, vendimi i dorëzohet presidentit Thaçi