Transmetuar më 20-01-2020, 14:16
Foto ilustruese

Një vajzë 7 vjeçe është përdhunuar dhe vrarë në një zonë veriperëndimore të Pakistanit.

Nga informacionet paraprake, dy burra u kapën në flagrancë bashkë me të miturën, në distriktin e Nowshera, në provincën e Khyber Pakhtunkhwa, teksa po tentonin që të mbysnin vogëlushen.

Ishin prindërit e të miturës ata që po e kërkonin, pasi nuk po kthehej në shtëpi, teksa kishte marrë pjesë në një seminar. Pasi arritën që të largonin dy burrat, prindërit rikuperuan të miturën, e cila fatkeqësisht kishte vdekur.

Trupi i saj u dërgua në spital, ku mjekët konfirmuan se e mitura ishte përdhunuar para se të vritej. Të dyshuarit u identifikuan dhe arrestuan nga policia.

Pikërisht të premten që lamë pas, ditën kur ndodhi ngjarja, parlamenti vendas miratoi një projektligj i cili parashikon një minimum dënimi prej 10 vitesh dhe deri në burgim të përjetshëm, për gjithë ata që abuzojnë me të miturit. /a.y/noa.al