Transmetuar më 20-01-2020, 14:47
Foto ilustruese

Një djalë i ri nga Shqipëria ka gjetur vdekjen tragjikisht gjatë ditës së sotme në Kosovë, ku kishte shkuar për punë.

Bëhet fjalë për një 35-vjeçar, i cili ra nga lartësia teksa punonte në kompaninë “Sharrcem” në Kosovë.

Policia e Kosovës njoftoi zyrtarisht se ditën e sotme rreth orës 11:00 të së hënës, ka ndërruar jetë një 35 vjeçar nga Shqipëria i cili po punonte në “Sharrcem” në Hanin e Elezit.

Mësohet se i riu i cili kishte shkuar për të punuar në Kosovë, ka rënë nga një lartësi prej 40 metrash.

Lidhur me vdekjen e tij hetimet janë në vijim, teksa pritet që të bëhet i ditur edhe identiteti i të ndjerit. /a.y/noa.al