Transmetuar më 20-01-2020, 16:22

Portieri i skuadrës Manchester United, Sergio Romero ka shpëtuar pa u lënduar nga aksidenti me makinë.

Sot, ai përplasi automjetin luksoz Lamborghini, vlera e së cilës arrin në 170 mijë paund. Aksidenti ndodhi në rrugën "Carrington Spur", shumë pranë vendit ku trajnohet.

Thuhet se u shkaktua për të temperaturave të ulëta që kishin shkaktuar akull në rrugë dhe bënë makinën të rrëshkiste.

Pamjet e shpërndara nga mediat tregojnë makinën e Romeros në njërën anë të rrugës. Fatmirësisht, futbollisti ka shpëtuar pa dëme, po automjeti duket gjysmë i shkatërruar.

Siç raporton Sky Sports, Romero mori pjesë në stërvitjen e Manchester United.

Romero e bleu makinën në vitin 2017, pak kohë pasi United mundi Southampton dhe fitoi kupën në Wembley./a.m/noa.al