Transmetuar më 20-01-2020, 20:35

Një nënë që ka 10 fëmijë me katër baballarë të ndryshëm, aktualisht beqare, thotë se nuk i ka sjellë ata në jetë për përfitime.

Sonya jeton në një banesë me katër shtretër në Southampton, ku jeton me tetë nga dhjetë fëmijët.

Ajo thotë që fëmijët e saj i ka lindur për hir të zakonit.

Për këtë arsye, ajo nesër do të ftohet në episodin e shfaqjes "5Star", në një program televiziv britanik, për të treguar sesi ia del e vetme, ndërsa nuk kërkon as ndihmë ekstra nga ana e shtetit.

"Unë kaloj kohën duke gatuar ushqime sa më ekonomike", thekson ajo.

"Fëmijët e mi meritojnë të kenë edhe më shumë. Por nuk mund të pres që të më ndihmojnë apo edhe të paguajnë taksapaguesit për fëmijët e mi", shprehet nëna e 10 fëmijëve, më i madhi i të cilëve është 18-vjeç.

"Prioriteti im kryesor është qiraja dhe më pas ushqimi për fëmijët, kështu që nga 400 paund në javë kam edhe 150 paund që më kanë mbetur në buxhet, për pjesën tjetër të javës – dhe kjo është e gjitha", duke treguar se ka llogaritur çdo qindarkë.

Për fat të mirë Sonya tani merr një ndihmë nga vajza më e madhe e saj, Shannon, e cila gatuan shpesh për motrat dhe nënën.

"Kam mësuar nga mamaja ime", thotë adoleshentja. "Unë kam miq dhe kur u them se jetoj në një familje me dhjetë, ata më thonë, si: "me të vërtetë?" Ata duken me të vërtetë të tronditur".

/NOA.al