Transmetuar më 20-01-2020, 23:29

Një zgjedhje disi e çuditshme për lojtarin i cili ishte titullar me Kukësin dhe luante rregullisht në elitën e futbollit shqiptar, madje ai fitoi edhe vendin në kombëtare pak kohë më parë.

Simo Rrumbullaku është prezantuar sot zyrtarisht si pjesë e UTA Arad në kategorinë e dytë rumune.

Rrumbullaku refuzoi rinovimin e për 6 muaj nuk luajti me asnjë ekip, para se të shfaqej sot në Rumani për të hedhur firmën në kontratë.

Për mediat vendase ai pranoi se para se të merrte vendimin, kishte marrë informata nga persona që njihnin mirë këtë vend.

“Telefonova dy miq që të më tregonin se si është Rumania dhe çfarë është UTA. Ata janë greku Papazoglu i Voluntari dhe Papa, shqiptari i Botoshani. Ata më thanë gjëra të këndshme si për Rumaninë, ashtu edhe për klubin. Ata më thanë që UTA është një klub me traditë në Rumani me shumë mbështetës”, tha Rrumbullaku.

“Jam i lumtur që kam ardhur këtu, e di që UTA ka një projekt të rëndësishëm dhe kjo ka shumë rëndësi. Do të punoj bashkë me shokët e skuadrës që të arrijmë objektivin e ngjitjes një kategori më lart”, tha ai në daljen para mediave, pas kontratës së re.