Transmetuar më 21-01-2020, 10:23

Nëse duam që të kurojmë problemet shëndetësore pa ndihmën e ilaçeve duhet të njohim efektet e propolit, një antibiotik natyral që prodhohet nga bletët. Propoli është i dobishëm sidomos në dimër, pasi ndihmon organizmin që të shërohet nga i ftohti dhe inflamacionet, por ka edhe një sërë dobish të cilat i ofrojnë përfitime të shumta metablizmit.

Më poshtë sjellim shtatë dobitë e propolit i cili cilësohet si antibiotiku natyral që e gjejmë kudo nëpërmjet hojeve të bletës:

Ilaç për rrugët e frymëmarrjes– Nëse marrim çdo ditë propol në stinën e dimrit, arrijmë që të paradalojmë të ftohtin, kollën dhe sëmundje të tjera.

Është një vaksinë natyrale– Propoli është një minierë me minerale, vitamina dhe flavonoide, substanca që aktivizojnë mekanizmat e mbrojtjes së organizmit dhe veprojnë si një vaksinë natyrale.

Qetëson inflamacionet– Propoli qetëson djegiet, skuqjet dhe shëron irritimet e fytit.

Lufton infeksionet virale– Në sajë të vetive që ka, mbron orgaizmin nga virozat. Kjo për shkak se shton prodhimin e antitrupave dhe forcon mbrojtjen imunitare.

Kuron problemet metabolike– Marrja e rregullt e propolit korrigjon vlerat e larta të lipideve në gjak dhe problemet e qarkullimit, por natyrisht duke ndjekur regjim të rregullt ushqimor, shkruan noa.al.

I jep sprint metabolizmit– Propoli ndihmon në ativizimin e metabolizmit, duke dyfishuar ritmin e funksionimit të qelizave. Propoli mund të merret nëpërmjet mjaltit, mund të blihet në farmaci si spraj apo shurup. Është ideal edhe për fëmijët, por këshillohet që të përdoret më larg vakteve. /a.y/noa.al