Transmetuar më 21-01-2020, 14:10

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në një hotel në Rusi, më saktësisht në Perm, në zonën e Uraleve, ku një tub me ujë të nxehtë shpërtheu në Mini Hotel Caramel.

Si pasojë e ngjarjes tragjike gjetën vdekjen pesë persona, mes tyre një fëmijë.

Ndërkohë shpërthimi i fuqishëm la të plagosur edhe gjashtë persona të tjerë, të cilët janë shtruar në spital me djegie të shumta.

Dhomat e hotelit nuk kishin dritare dhe e vetmja rrugë shpëtimi ishte dera, shkruan noa.al.

Incidenti ndodhi rreth orës 04.00 të mëngjesit të së hënës, ku dhomat u mbushën me ujë të nxehtë. Lidhur me ngjarjen, hetimet janë në vijim për të zbuluar shkakun e shpërthimit. /a.y/noa.al