Transmetuar më 21-01-2020, 15:22

Para një jave, Meghan Markle dhe Princ Harry njoftuan se do të largohen nga familja mbretërore duke hequr dorë edhe nga detyrimet.

Vendimi i tyre u miratua nga Mbretëresha Elizabeth dhe tani janë shpërngulur për në Kanada.

Për këtë vendim, iu hoqën titujt “Lartësia e Saj Dukesha e Sussex” dhe “Lartësia e Tij Duka i Sussex, Kont i Dumbarton dhe Baron Kilkeel”.

Tashmë, ata do të quhen thjesht “Harry, Duka i Sussex” dhe “Meghan, Dukesha e Sussex.”

Por pallati mbretëror njoftoi se titujt do të ndryshojnë, pasi titulli i Meghan, “Dukeshë” është përdorur kryesisht për gratë e divorcuara të mbretërisë./a.m/noa.al/