Mazhoranca dhe opozita jashtë Kuvendit, në ditët e para të 2020-ës gjetën kurajon për t’u ulur në tryezën, mbi Reformën Zgjedhore.
E megjithatë, ata akoma nuk ulen në tryeza debatesh publike, madje sipas Enkelejd Alibeaj, mbeten ende në fuqi kërkesat e PD-së, mbi kushtin kryesor për largimin e kryeministrit Edi Rama.
Motoja "Rama ik", që është ironizuar së fundmi me "Rama mik", pas marrëveshjes PD-PS, nuk është aspak e vërtetë, – tha Alibeaj, – i cili insistoi se PD dhe opozita mbeten të palëkundura për zgjedhje të parakohshme, por pa Edi Ramën kryeministër.
Enkelejd Alibeaj, foli i ftuar në Ora News, foli për tryezën dhe marrëveshjen, se ajo u realizua për të zbatuar reformën. Ai tha se PD nuk ulet më dhe nuk bën marrëveshje me kriminelë.
"Të ulesh në tryeza debatesh me kriminelë nuk i shërbejmë interesit publik. Me kriminelë të votës, me kriminelë që vjedhin buxhetin e shqiptarëve, me kriminelë që lëshojnë kriminelët nga burgjet".
"Lidhur me Gjiknurin, ai e ka vendin në burg. Nuk e kemi ne mundësinë ti themi një kryekrimineli si Rama që në vend të Damian Gjiknurit që vodhi votat e Dibrës të vendosë një tjetër si Rrahman Rraja apo Taulant Balla", tha Alibeaj./NOA.al