Transmetuar më 22-01-2020, 08:44

Një dallgë gati për tu përplasur në breg! Në pamje të parë kështu duket, por në fakt është hijeshia e maleve shqiptare, të cilët duken në horizontin e detit italian.

Pamje prej tyre janë publikuar nga italiania ‘La Repubblica’, dhe vijnë nga Salento.

Të shkrepura nga Maria Pacoda, këndvështrimi i tyre ndryshon, dhe relievi i tyre duket sikur preket me dorë në horizont.

Magjia e kësaj pamjeje përsëritet herë pas here dhe është bërë një çlodhje për sytë,

për gjithë ata që jetojnë në këtë zonë të Italisë. /a.y/noa.al