Transmetuar më 22-01-2020, 18:05

Opozita ka përcaktuar ekipin e saj të ekspertëve për reformën zgjedhore, e cila do të jetë një formulë "4×4".

Kështu katër ekspertë do të jenë nga maxhoranca dhe katër nga opozita.

Opozita jo parlamentare do të përfaqësohet nga Ivi Kaso i PD-së, Arjan Madhi nga PR, Shkëlqim Sulo nga PDIU dhe  Muharrem Caka nga LSI.

Dy ditë më parë, dy bashkëkryetarët e Komisionit Parlamentar për Reformën Zgjedhore Damian Gjiknuri dhe Rudina Hajdari i dërguan një letër zyrtare ODIHR-it, ku i kërkonin një ekspert që do të punojë së bashku me ekspertet vendas në hartimin e drafteve përfundimtare në kuadër të Reformës Zgjedhore.

Në seancën plenare të dy ditëve më parë u tha se reforma zgjedhore duhet të përmbyllet jo më vonë se data 15 mars e këtij viti./noa.al