Transmetuar më 22-01-2020, 18:29

Partia Demokratike ka reaguar sërish për zgjedhjet e 30 qershorit, duke thënë se kryeministri Rama përdori strategji për të vazhduar bashkëqeverisjen me krimin.

Aty përmend videon e kryebashkiakut Lefter Alla duke konsumuar drogë, dhe e cilëson si pasqyrë e Edi Ramës së kokainës.

"Video shokuese e kryebashkiakut ilegjitim të emëruar nga Edi Rama në Bulqizë, është modeli që ofron ai në qeverisje. Lefter Alla është pasqyra ku të gjithë mund të shohin Edi Ramën e kokainës.

Ai ka jo vetëm përgjegjësinë politike për përzgjedhjen e këtyre individëve, por edhe përgjegjësinë ligjore për shkarkimin e menjëherëshëm nga detyra të Lefter Allës", thotë në deklaratë.

PD shton se Lefter Alla, "Edi Rama i Bulqizës duhet të ndiqet penalisht për moskallëzim krimi ndaj atyre që i kanë siguruar kokainën."

"Përdorimi i kokainës në ambiente publike nga Edi Rama i Bulqizës provon, për fat të keq,  degradimin e Partisë Socialiste nga një parti politike në një bandë trafikantësh dhe përdoruesish droge. Është kjo arsyeja pse të rinjtë e mirëshkolluar dhe shqiptarët e ndershëm kanë humbur besimin dhe kërkojnë të largohen nga Shqipëria. Ndarja e politikës nga krimi është emergjencë kombëtare!", thekson PD.

Opozita thekson se qeverisja normale në Shqipëri dhe besimi tek meritokracia bëhet me largimin e trafikantëve dhe përdoruesve të drogës.

"Kjo ndodh vetëm me largimin e Edi Ramës, njeriut të kokainës që promovoi bashkëqeverisjen me krimin dhe qëndron në pushtet me mbështetjen e krimit", përfundon PD. /a.m/noa.al