Transmetuar më 22-01-2020, 18:44

Pamjet filmike të një personi që po konsumon kokainë në ambientet e lokali janë denocuar nga Partia Demokratike, që thonë se është kryebashkiaku i Bulqizës Lefter Alla.

Ky i fundit ka reaguar me anë të një shkrimi në Facebook ku thotë se është e montuar me qëllim shantazhimin.

"Është për të ardhur keq kur një parti që ka bërë histori në këtë vend, një parti që pretendon se është alternativë qeverisëse, e redukton aksionin e vet politik në montazhe e transmetime videosh me Babale. Por, është akoma më kriminale kur kjo parti, e koordinon aksionin e vet politik me grupe biznesi e grupe kriminale, që dikur plaçkisnin pasurinë e Bulqizës me bekimin e Partisë Demokratike. Dhe sot, që Bulqizën nuk e drejton më PD dhe atyre ju është prerë rruga e grabitjes, kthehen të gjithë bashkë në montazhierë për të më shantazhuar mua!", shkroi Alla.

Kryetari i Bashkisë së Bulqizës ktheu në vëmendje çështjen "Babale" duke thënë se Salianji e sajoi dhe sot përballet me gjykatën. Por thekson se Partisë Demokratike nuk do i ecë ky shantazh.

"Montazhi që po shfaqin sot është seria e radhës e telenovelës Babale, që si për turp shfaqet në TV me Ervin Salianjin, të njëjtin njeri që sajoi Babalen e që sot është dënuar me burg për mashtrimin e vet në atë telenovelë e do të përballet me gjykatën edhe për këtë rast. Nuk ka shanse që t’ju ecë ky shantazh", shkroi Lefter Alla.

Në fund, i bëri të qartë demokratëve se një nga punët më të mira që ka bërë është largimi i grabitësve që montojnë video.

"Unë nuk jam në detyrë për të kënaqur orekset e mbushur xhepat e klientëve të PD që për vite me radhë e kthyen Bulqizën në një parajsë për grabitje e ferr për qytetarët. Jam këtu për të punuar për qytetarët e thjeshtë dhe jam krenar që një nga punët më të mira që kam bërë ka qenë largimi i asaj tufe grabitësish që sot montojnë video në SHQUP", shkroi Lefter Alla./a.m/noa.al