Transmetuar më 22-01-2020, 20:11

Disa pamje që tregojnë jetën në kushte ekstreme të luanëve në një kopsht zoologjik në Sudan janë bërë virale.

Video e realizuar në parkun Al-Quareshi në Khartoum tregon vizitorët që shohin luanët e uritur, të cilët mbahen në kafaze të pistë.

Duken qartë se sa e hollë është lëkura e tyre dhe gjendja shëndetësore, pasi i duken kockat sikur po "i shpojnë" lëkurën.

Një pjesë e madhe e tyre kanë humbur 2/3 e peshës për shkak të kequshqyerjes.

Javën e kaluar, vdiq një luaneshë në atë kopsht. Luanesha mori lëngje intravenoze për disa ditë, por më vonë vdiq, sipas Brigadier Essamelddine Hajjar, i cili është menaxher në park.

Një fushatë e quajtur #SudanAnimalRescue ka bërë thirrje që luanët ‘të kequshqyer dhe të sëmurë’ të merren nga parku. /a.m/noa.al