Transmetuar më 22-01-2020, 20:40

Kreu i qeverisë italiane Giuseppe Conte do të takohet sërish nesër me Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, në Romë.

Nuk jepen detaje zyrtare të qëllimit të kësaj vizite nga ana e kryeministrit shqiptar, por besohet se dy do të jenë temat kryesore të diskutimit mes tyre: çelja e negociatave me BE, për të cilin Italia dhe personalisht Conte janë të angazhuar fuqishëm për të mbeshtetur vendin tonë para samitit të Zagrebit në maj, si dhe diskutimi për donacionet e BE-së para takimit në mes të muajit shkurt.

"Kryeministri, Giuseppe Conte, nesër, e enjte 23 janar, do të takohet në orën 10.30 në Pallatin Chigi, me Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama", ka qenë konfirmimi zyrtar në faqen zyrtare të Këshillit të Ministrave të Italisë.

Përveç takimit zyrtar, nuk u dha asnjë detaj.

Kujtojmë se Rama dhe Conte janë disa herë gjatë muajve të fundit, duke shkëmbyer vizita të ndërsjella.

/NOA.al