Transmetuar më 22-01-2020, 21:25

Fëmijët kanë përdorur disa "armë" , të njohura si llastiqe dhe të përdorura dikur gjerësisht nga fëmijët në Shqipëri.

Ata i kishin përgatitur për të vrarë zogj të egër. Por janë kapur nga policia pasi postuan në internet imazhe të kafshëve të vrara, në mënyrë që të marrin pëlqime në Instagram.

Pasi u janë sekusestruar "armët" dhe janë paralajmëruar se do të dënohen, në rast përsëritjeje.

Policia në Surrey, Angli, sekuestroi një grumbull masiv prej të paktën dhjetë mjete të tilla, që ishin përgatitur për të vrarë zogj të tjerë, nga nxënës të një shkolle.

Gjuetia në Angli kërkon leje, por nuk mund të jepet për fëmijët.

Të rinjtë kanë postuar edhe foto me zogjtë e vrarë si dhe aksionet e tyre në pyll, por kjo i futi në telashe.

/NOA.al