Transmetuar më 22-01-2020, 22:43

Berat Buzhala ka ironizuar me dialogun LVV-LDK, teksa përmes aplikacionit të Facebok, ka bërë publike foton sesi do të dukej ai në pleqëri, kur ndoshta shpreson se mund të jetë arritur marrëveshja.

Në një reagim të fundit të tij në Facebook, Buzhala shprehet pesimist për një marrëveshje duke postuar një foto që ai është plakur.

Gazetari Berat Buzhala ka gjetur këtë formë reagimi sot, i lodhur për mosgjetjen e konsensusit pas dialogut mes Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje. Në një reagim të fundit të tij në Facebook, Buzhala shprehet pesimist për një marrëveshje duke postuar një foto që ai është plakur.

“Javen e ardhshme pritet qe te takohen lideri i LVV’se dhe ai i LDK’se, por pasi ka kaluar shume kohe qe nga organizimi i zgjedhjeve te fundit, tashme ata te dyte nuk e kane aspak te qarte perse po takohen, por thone qe kjo ka mbetur si nje tradite qe nga viti 2019. Lidhur me kete takim pritet te raportoje edhe Berat Buzhala, i cili vazhdon ta quaj veten President, ani pse as kjo nuk eshte shume e qarte se prej kur rrjedhe”, shkruan gazetari.

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës kanë dështuar të arrijnë marrëveshje edhe më shumë se tre muaj, që kur kanë përfunduar zgjedhjet. /NOA.al