Transmetuar më 23-01-2020, 09:07

Një person ka gjetur vdekjen dhe shtatë të tjerë janë plagosur, mes tyre një fëmijë 9 vjeç, si pasojë e disa të shtënave me armë zjarri.

Ngjarja ndodhi në një zonë turistike në qendër të Seattle, në veriperëndim të SHBA, ku viktima është një grua rreth 40 vjeç.

Shefi i policisë së qytetit Carmen Best, tha për mediat, se janë disa të dyshuar të shpallur me kërkim,

lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në një prej dyqaneve të rrjetit fast food Pike Place Market.

“Nuk ishte një ngjarje rastësore, ka shumë persona të përfshirë”, deklaroi Best. /a.y/noa.al