Transmetuar më 23-01-2020, 10:45

Kryeministri Edi Rama ka takuar sot Kryeministrin e Italisë, Giuseppe Conte, në Palazzo Chigi, në Romë, ku pati edhe një ceremoni pritëse.

Takimi i kryer në vigjilje të Konferencës së Donatorëve më 17 shkurt në Bruksel, konsiston në mbështetjen e mëtejshme të Italisë në funksion të rindërtimit pas tërmetit të 26 nëntorit.

"Palazzo Chigi, Romë – Me Kryeministrin, Giuseppe Conte, për mbështetjen e mëtejshme të Italisë mike në funksion të Rindërtimit, në vigjilje të Konferencës së Donatorëve më 17 shkurt në Bruksel 🇦🇱🤝🇮🇹", shkruan Rama në Facebook.

Më herët kryeministri Rama është takuar me me Luigi Di Maio, Ministër i Punëve të Jashtme të Italisë.

Teksa është folur për organizimin e Konferencës së Donatorëve, për Rindërtimin pas tërmetit të 26 nëntorit, Rama e ka informuar ministrin italian se raporti i plotë i dëmeve do të jetë gati për disa ditë, por deri tani fatura është llogaritur të jetë rreth 1 miliardë euro.

Di Maio shprehet se ka besim tek Konferenca e Donatorëve e organizuar nga BE se do të gjendet një zgjidhje aty./b.l/noa.al/