Transmetuar më 23-01-2020, 13:20

Klajda Gjosha e ka cilësuar dërgimin për opinion të Paketës Anti- Shpifje në Komisionin e Venecias nga  Asambleja Parlamentare e Këshillit Europian si një gjë të rëndë për Shqipërinë dhe i bën thirrje qeverisë të tërhiqet nga ky ligj.

Ish- ministrja e Integrimit e LSI thotë se KiE jo vetëm nuk bie dakort me heqjen e lirisë së fjalës por as nuk e pranon një lider diktatorial. Sipas saj Paketa Anti- Shpifje cënon themelin e demokracisë dhe diskrediton Shqipërinë.

"Komiteti i Monitorimit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit Europës dërgon në Komisionin e Venecias ‘Paketën Anti-Shpifje’. Një akt që tregon qartë jo vetëm mos dakordësinë e tyre me heqjen e fjalës së lirë por edhe mos pranimin e një lideri me tipare diktatoriale! Kjo është e rëndë për Shqipërinë, imazhin e saj, cënimin e themelit të demokracisë dhe rëndon pozitën e Shqipërisë si kryesuese të OSBE", shkruan Gjosha.

Më tej aj shton se, "Papajtueshmëria e Këshillit të Europës me shkeljen të drejtës themelore të njeriut, lirinë e shprehjes, është një aktqë duhet vlerësuar dhe përshëndetur. Qeveria duhet të tërhiqet në mënyrë të menjëherëshme nga ky vendim i shëmtuar për të miratuar një paketë presioni dhe ushtrimi frike, që e diskretiton Shqipërinë dhe rrëzon saktificën e brezave për të fituar demokracinë"./b.l/noa.al/