Transmetuar më 23-01-2020, 13:25

Kryebashkiaku i Bulqizës, Lefter Alla, reagon pasi Prokuroria e Posaçme antikorrupsion, e njohur ndryshe si SPAK, nisi hetimet ndaj tij, pas publikimit në media të një video ku pretendohej se shihej duke pirë kokainë në një lokal.

Alla e cilëson si video-montazh prej Partisë Demokratike, për të cilin ka patur dijeni prej një viti teksa paralajmëron padi për Ervin Salianjin.

“Dua të informoj opinion publik të Bulqizës dhe të gjithë Shqipërisë, me të drejtë të shokuar nga një video-montazh të publikuar në bashkëpunim nga Partia Demokratike dhe një televizion lokal, se sot jam nisur drejt Tiranës ku do të depozitoj një padi në ngarkim të shtetasit Ervin Salianji, një person me aktivitet përsëritës kriminal për situata të ngjashme, referuar organeve të drejtësisë shqiptare”, thotë Alla.

Ai sqaron gjithashtu se ekzistenca e një video-montazhi i është bërë me dije prej rreth një viti, por gjithmonë ka besuar se duhet të jetë drejtësia ajo që ta hetojë dhe ta zbardhë.

“Prandaj deklaroj se unë do të pres zbardhjen e çdo vepre penale nga drejtësia. Kushdo që më akuzon mua të presë veprimet e Prokurorisë dhe vendimin përkatës të Gjykatës”, shprehet kryebashkiaku socialist. /a.y/noa.al

Pamjet duke pirë kokainë, SPAK nis hetimet për kryebashkiakun e Bulqizës