OSBE i ka bërë thirrje institucioneve publike dhe organeve ligjzbatuese të vijojnë zbatimin e reformës në drejtësi.
Në dritën e Indeksit të Transparency International 2019 që dëshmon vijimin e përkeqësimit të perceptimit publik ndaj korrupsionit në Shqipëri, OSBE kërkon që të sigurojnë integritet dhe transparencë më të madhe institucionale në shpenzimet publike.
Analiza botërore e Indeksit për Perceptimin e Korrupsionit këtë vit thekson nevojën për adresimin e korrupsionit në zgjedhje.
Në pesë vitet e fundit, Shqipëria ka rënë plot 23 vite në renditen e indeksit të korrupsionit në botë. Për këtë arsye, OSBE përsërit thirrjen për reformë zgjedhore të plotë dhe gjithëpërfshirëse për implementimin e rekomandimeve të OSBE-ODIHR, përfshirë ato lidhur me financimin e partive dhe të fushatave zgjedhore.
Në vitin 2019, Shqipëria u rendit në vendin e 106 nga 180 të marra në vlerësim./noa.al/