Transmetuar më 23-01-2020, 20:10

Ambasadorja e re e Shteteve të Bashkuara të Amerikës shprehet se ndihet e nderuar që është emëruar për të punuar në Shqipëri.

Ajo vetëm një ditë pas ardhjes në vendin tonë, shton se është gatiqë  t’i përvishet punës.

“Ndihem e nderuar dhe shumë e kënaqur që jam në Shqipëri dhe jam gati t’i përvishem punës”, është shprehur Yuri Kim.

Mesazhi i saj i parë është përcjellë në faqen zyrtare të selisë diplomatike të SHBA-ve.

Yuri Kim mbërriti në Tiranë, gati dy javë pasi bëri betimin në Departamentin Amerikan të Shtetit si shefja e re e diplomacisë së SHBA-ve në vendin tonë.

Pas largimit të Donald Lu, për më shumë se një vit SHBA nuk pati një mbasador të parë, në Tiranë.

/NOA.al