Transmetuar më 23-01-2020, 23:50

Frances Kitching, portierja e Liverpoolit, pësoi një dëmtim të rëndë gjatë një seance stërvitore.

Dëmtimi "horror" duket qartë edhe nga fotot që ajo ka postuar në rrjetet sociale.

Në ballin e portieres dallohet një çarje e thellë, prandaj edhe i është dashur një qepje e gjatë.

Kitching, 21-vjeçe për shkak të kësaj truame nuk ishte e pranishme në fitoren 1-0 të Liverpoolit kundër Bristol City në Super League-n e Femrave në Angli.

Mbi arsyen e mungesës ajo preferoi t’i ndante imazhet me fansat e saj.

“Ky është lëndimi më i keq që kam pësuar si portiere. Por tashmë mund të them që ndihem më mirë dhe se jam gati të kthehem”, – shkroi në Instagram Kitching, e cila më herët ka luajtur me Chelsea-n, Watfordin dhe Sheffield Utd, në Premier League.

Futbolli është sport i vështirë, sidoemos për femrat. /NOA.al