Transmetuar më 24-01-2020, 09:31

Kryeministri në ikje i Kosovës, Ramush Haradinaj në 101- vjetorin e vdekjes së kryeministrit të parë të Shqipërisë e ka cilësuar Ismail Bej Vlorën ose Ismail Qemalin si jo vetëm burrë shteti por Themelues të Shqipërisë.

Ai thotë se pavarësisht se Qemali vdiq 101 vite më parë, zemra e tij e madhe rreh në çdo shqiptar.

"Kur përmendet emri i tij, kujtojmë Plakun me flamur në dorë. Ismail Bej Vlora, nuk ishte vetëm burrë shteti.

Ai ishte Themelues i Shqipërisë. Zemra e tij e madhe, pushoi së rrahuri 101 vite më parë, por ajo rrah në secilin prej nesh. Lavdi!", shkruan Haradinaj./b.l/noa.al/