Transmetuar më 24-01-2020, 16:28

Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani deklaroi se shumë shpejt do të takohen me përfaqësues të Lëvizjes Vetëvendosje, në kuadër të marrëveshjes për koalicionin bashkëqeverisës.

Në një intervistë për KosovaPress, Osmani e la të hapur mundësinë që përkundër afatit të vënë deri ditën e diele të negociohet, ata të takohen edhe më pas me Lëvizjen Vetëvendosje.

“Këto 2-3 ditë duhet të shfrytëzohen në mënyrë efektive. Gjithçka varet çka do të diskutohet këto 2-3 ditë për të vazhduar më pas”, tha ajo.

Ndërkohë, deputeti i Vetëvendosjes, Rexhep Selimi mbrëmë në KTV ka deklaruar se me LDK-në do të takohen këtë fundjavë, dhe se çështja e presidentit është në tavolinë.

“Ne do të takohemi këtë fundjavë, përderisa shkojmë në tavolinë. Çështja e presidentit është në tavolinë, çështja e ministrive është në tavolinë. Tavolina e kësaj jave do të zgjedhë shumë çështje. Besoj që do të ketë kompromis nga të dyja palët”, ka thënë ai./b.l/noa.al/