Transmetuar më 24-01-2020, 20:31
Si pasojë e tërmetit me magnitudë 6.8 në Turqi, kanë humbur jetën katër persona.
Këtë e konfirmoi Ministri i Brendshëm turk, Suleyman Soylu në një deklaratë ku tha: "Në informacionet e para që kemi marrë, raportohet një i vdekur në Doğanyol, dy të plagosur dhe dy të vdekur në Malatya, si dhe dy të vdekur në Elazig. Katër viktimat humbën jetën prej tërmetit."
Soylu shtoi se janë raportuar 5 ndërtesa të shkatërruara deri tani.
Lëkundjet e fuqishme ishin me epiqendër në Elazig por u ndjenë në shumë qytete përreth.
Ndërkohë, ekipet e emergjencës janë në terren ku po japin ndihmën e parë për të gjithë personat që mund të jenë lënduar.
Gjatë ditëve të fundit, Turqia është lëkundur shpesh nga tërmetet, por ky ishte më i forti.