Pasditen e sotme, Turqia u trondit nga një tërmet i fuqishëm me mangitudë 6.8 të shkallës Rihter, me epiqendër në Elazig.
Fillimisht u tha se thellësia ishte 2 km, por të dhënat e fundit thonë se ishte 6.7 kilometër.
Informacionet paraprake kanë bërë me dije se deri tani kanë ndërruar jetë 4 persona dhe kanë mbetur të plagosur dy të tjerë.
Ndërkohë janë shkatërruar 5 banesa dhe ekipet e emergjencës kanë nisur operacionet e kërkim-shpëtimit.
Nga pamjet e para të publikuara online, vihet re se tërmeti ishte shumë i fuqishëm.
Lëkundjet më të mëdha u ndjenë në pjesën lindore të vendit, por edhe në qytetet përreth. Gjatë ditëve të fundit, Turqia është lëkundur shpesh nga tërmetet, por ky ishte më i forti.
Sizmiologët thonë se e prisnin një të tillë pasi tërmeti më i fortë në Turqi ishte në vitin 1999./a.m/noa.al