Transmetuar më 25-01-2020, 13:07

Një çiklist i famshëm në rrjete sociale dhe ish-i dënuar ka bërë një deklaratë tronditëse për virusin vdekjeprurës që po përhapet me shpejtësi në të gjithë botën.

Moudi Tajjour përdori rrjetin social për të thënë se "Allahu krijoi virusin vrasës".

"Kina ka burgosur më shumë se 1 milionë myslimanë, prandaj Allahu shpërndau virusin që nuk është zbuluar ende. Kjo ka izoluar 4 qytete me një popullsi me më shumë se 20 milion banorë",  shkroi 35-vjeçari.

Më pas citoi një shprehje nga Kurani, e cila është "Dhe ju jeni të pavetëdijshëm se çfarë do të bëni. Allahu është i madh, mos e harroni kurrë këtë".

Virusi me origjinë nga Ëuhan është përhapur me shpejtësi në shumë vende të Kinës, por ka kaluar edhe jashtë kufijve.

Deri tani, numri i viktimave në botë ka arritur në 41 dhe janë infektuar njerëz në shumë shtete të botës. Ndërkohë po bëhen kontrolle të imtësishme në aeroporte për personat që udhëtojnë nga Kina./a.m/noa.al