Transmetuar më 25-01-2020, 15:46

“E kam të pamundur të mos prekem. Ju kërkoj shumë ndjesë”. Kështu dëgjohet duke thënë gazetarja e CNN Turk gjatë raportimit live nga qytetati i Elazig.

Ajo po jepte informacionet e fundit rreth kërkimit nën rrënoja të ekipeve, kur shpërtheu në lot.

Gazetarja tregoi se nuk mund të përballojë emocionet e forta dhe tepër prekëse teksa ndodhet në terren dhe sheh cdo gjë nga afër.

Pas saj, një person i ekipit të kërkim-shpëtimit bën thirrje që personat pranë të qëndrojnë në qetësi pasi duan të dëgjojnë zërat që mund të vijnë nga rrënojat.

Deri tani, numri i viktimave nga tërmeti i fuqishëm i mbrëmjes së kaluar me magnitudë 6.8 ka arritur në 22, ndërsa dhjetëra të tjerë janë plagosur./a.m/noa.al/