Transmetuar më 26-01-2020, 17:00

Flori Mumajesi nuk është dehur nga suksesi i tij.

Muzika shqiptare ka një të kaluar, ka një të tashme dhe do të ketë si siguri një të ardhme, që shpresohet të jetë më e mirë.

Por ata që përjetojnë suksesin e së tashmes, duhet të dinë se e kaluara ka nxjerrë këngëtarë dhe emra të mëdhenj, të cilët, i dhanë shumë artit, dhe ndoshta për shkak të sistemit dhe kohës, morën pak ose aspak veç dashurisë së publikut.

Flori Mumajesi, pas një fotoje me dy ikonat e muzikës sonë ndër vite, Luan Zhegu dhe Kozma Dushi,  tregoi se është nga ata që di t’i vlerësojë emra të tillë, madje thotë se i ka shijuar ata në fëmijëri me pasionin që edhe ai të bëhej këngëtar.

"Jemi rritur me kengët tuaja… Luan Zhegu – Kozma Dushi", shkruan Flori, krah fotos me dy nga këngëtarët më të dashur ndër vite për publikun dhe artdashësit shqiptarë.

/NOA.al