Transmetuar më 26-01-2020, 22:22

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në kryeqytetin e Irlandës.

Një baba u kthye në shtëpi ku gjeti tre fëmijët e tij të vdekur dhe nënën e tyre infermiere të shtrrë në rrugë, në një vrasje të tmerrshme të trefishtë.

Andrew McGinley u njoftua nga policët që të qëndrojë larg, pasi ai mbërriti në shtëpinë në Dublin, ku një shënim i ftohtë në dritare shkruante: “Mos shkoni lart, thirrni 999”.

Policia gjeti vëllezërit e motrat Conor, në moshën nëntë vjeç, Darragh, në moshën shtatë vjeç dhe Carla, tre vjeç, të vdekur në dysheme. Dyshohet se ata mund të jenë mbytur.

Deirdre Morley – që besohet të jetë nëna e fëmijëve – u gjet në një gjendje “të çorientuar” nga një shofer taksie.

Ajo u dërgua përsëri në shtëpi pa vetëdije kur u zbulua shënimi në pragun e dritares.

Policët besojnë se ata fëmijët nuk kanë vdekur nga shkaqe natyrale.

Dyshohet se ata mund të jenë droguar ose helmuar, por nuk ka ende autorë të dyshuar të ngjarjes tronditëse./NOA.al