Transmetuar më 27-01-2020, 02:10

Gripi sezonal i emëruar si grip me influencë “A” ka shënuar përhapje më të madhe gjatë dy muajve të fundit në Kosovë.

Një grua e moshës 50 vjeçare, shqiptare nga rajoni i Pejës, ka ndërruar jetë, duke shënuar kështu viktimën e dytë si pasojë e këtij gripi, tha për radion Evropa e Lirë, infektologu Valbon Krasniqi.

Krasniqi theksoi se të dy pacientët kanë vuajtur nga sëmundje respiratore kronike.

“Aktualisht në klinikë janë duke u trajtuar 3 pacientë të konfirmuar me grip, dy në gjendje të rëndë janë të intubuar apo të lidhur me aparate respiratore dhe janë në mbikëqyrje mjekësore”.

Foto arkiv