Transmetuar më 27-01-2020, 05:05

Gadishulli i ballkanit po ndikohet nga hyrja në qarkullim e masave ajrore të paqëndrueshme  me origjinë Veriperëndimore të cilat do të kushtëzojnë në territorin e Shqipërisë dhe Kosovë mot me rreshje shiu.

Kështu, pas një kohe të gjatë me mot me diell dhe “thatësirë” sa i përket reshjeve të shiut tashmë situata meteorologjike mbi vendin tonë ndryshon totalisht. Në këtë mënyrë kryefjala për javën që nisi sot më 27 janar 2020, do të jetë moti i paqëndrueshëm shoqëruar me vranësira mesatare dhe të dendura si dhe reshje shiu të herëpashershme përgjatë pjesës më të mdhe të ditës. Por nuk do të mungojnë as orët me diell edhe pse ato do të jenë të shkurtra me intervale disa orësh.

Reshjet e shiut do të jenë në shumicën e ditëve me intensitet të ulët dhe lokalisht mesatar në formnën e shtrëngatave. Përjashtim bëjnë këtu dita e Mërkurë me reshjet të cilat në zonën e qendrës dhe atë të veriut lokalisht do të jenë me intensitet deri të lartë në formën e stuhive. Nga ana tjetër dita e Enjte do të ketë mot me diell dhe vranësira kalimtare.

Nuk do të mungojnë gjithashtu reshjet e dëborës (lokalisht të dendura) në relievet malore të vendit por relativisht më të theksuara në zonën e Alpeve dhe verilindje. Përgjatë orëve të vona të natës dhe ato të para të mëngjesit ku temperaturat bien; në zonën e verilindjes dhe alpe në lartësi mbi 500 metër reshjet e shiut konvertohen në reshje dëbore ndërsa në juglindje në lartësitë mbi 700-800metër.

Në fushën termike temperaturat do të kenë luhatje nga dita në ditë por në përgjithësi ato do të variojnë nga -2ºC deri në 10ºC në vlerat e mëngjesit si dhe deri në 8ºC deri në 15ºC në ato të mesditës.

Në vijim parashikimi i detajuar për sot:

Fillimi i javës dt 27 Janar 2020 moti do të jetë me vranësira dhe rreshje shiu me intensitet mesatar, të pasuara me rrebeshe dhe stuhi të izoluara ne zonën veriperëndimore dhe jug të vendit. 

Era do të jetë me drejtim Jugperëndim (SW) me shpejtësi deri në 10-20 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 5 me lartësi vale 1,0-1,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rënie në mesditë.

Temperaturat min dhe max:

Zonat malore  5/12°C

Zonat e ulëta  10/16°C

Zonat bregdetare 12/16°C