Transmetuar më 27-01-2020, 09:26

Aktivistët i kanë kërkuar qeverisë të ndalojë operacionin për "rikthimin e virgjërisë".

Shumë gra myslimane rrezikojnë të dëbohen, ose në raste ekstreme të vriten, nëse bashkëshortët ose familjet e tyre zbulojnë se kanë bërë seks para martesës.

Disa prej tyre zgjedhin të bëjnë një procedurë mjekësore në të cilën mjekët rivendosin një shtresë të membranës në hyrje të vaginës.

Por ekzistojnë shqetësime se ndalimi do të shtonte rreziqet për gratë myslimane.

Udhëzimet nga Këshilli i Përgjithshëm Mjekësor (GMC) deklarojnë se dëshira e një pacienti për t’iu nënshtruar një procedure duhet të vihet në dyshim nëse po i bëhet presion nga dikush tjetër.

Histori të vërteta

Halaleh Taheri, themelues i Organizatës e Grave dhe Shoqërisë së Lindjes së Mesme tha për BBC se një studente marokene fshihej në Londër pasi i kishin thënë se babai i saj kishte punësuar një person për ta vrarë.

Pasi erdhi në Britani në vitin 2014 për studime, gruaja 26 vjeçe, kishte takuar një djalë dhe kishin filluar bashkëjetesën. Kur e mësoi babai i saj, e detyronte që të kthehej në Marok ku i tha të bënte testin e virgjërisë dhe zbuloi se himeni i saj ishte prekur.

Ajo u kthyer sërish në Londër, por tani jeton në frikë të vazhdueshme që babai i saj do të zbulojë se ku jetoi.

Një mësuese e lindur në Marok, 40 vjeçe, i tha BBC-së se pasi ishte detyruar të bënte testin e virgjërisë në të 20-at, nuk mund të imagjinonte që t’i bënte presion fëmijëve të saj për të bërë të njëjtën gjë.

"Unë kurrë nuk do ta bëja kurrë diçka të tillë për ta. Mundohem t’i mësoj ata të jenë të lirë", tha ajo./a.m/noa.al