Transmetuar më 27-01-2020, 13:59

Giorgio është një italian i cili punon në Finlandë prej disa vitesh. Ai punon në një agjenci marketingu dixhital dhe është integruar shumë mirë në vendin ku jeton dhe më konkretisht në Helsinki.

Nëpërmjet një postimi në Twitter, shoku i tij Simone, ka ngjallur komente të shumta.

Disa ditë më parë duke u kthyer në zyrë, gjeti në tavolinën e punën dhe një kartmonedhë 5 euro dhe një mesazh ku shkruhej, “U gjetën poshtë tavolinës”.

Mesazhi ishte shkruar nga zonja e pastrimit. Në letrën në fjalë, Giorgo shkroi në anën tjetër, “Këto 5 euro janë bakshishi yt, i meriton!”

Por teksa kishin kaluar 24 orë, ato 5 euro mbetën sërish në tavolinë dhe në letër u shkrua një mesah tjetër, “Faleminderit djema, por nuk i pranoj dot. Alma, gruaja e pastrimit”.

Këto postime u shpërndanë me mijëra herë, duke e vlerësuar gruan për sjelljen e saj. /a.y/noa.al