Transmetuar më 27-01-2020, 23:51

Edhe dita e nesërme, 28 janar, do të vazhdojë të jetë në mbizotërimin e kushteve atmosferike të paqëndrueshme.  Sipas Meteoalb, territori shqiptar mbizotërohet nga vranësira të dendura dhe reshjet e shiut ne pjesën me te madhe te vendit.

Edhe reshjet e dëborës do të vijojnë në zonat malore.

Pasditja dhe mbrëmja sjellin përmirësim gradual të motit.

Temperaturat e ajrit janë rritur në mëngjes por ulen lehtë në mesditë, duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga 0°C në 15°C.

Era do fryjë e lehtë në tokë por mesatare dhe herë pas herë e fortë në det me  shpejtësi 50 km/h nga drejtimi kryesisht Veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 4 ballë.

/NOA.al