Transmetuar më 03-02-2020, 00:01

Europa Juglindore është në aktivitetin e masave ajore të ngrohta me origjinë Mesdhetare të cilat do të japin impakt në territorin e Shqipërisë dhe Kosovë duke sjellë rritje të temperaturave.

Dita e Hënë dhe ajo e Martë do të kenë mot me alternime kthjellimesh dhe vranësirash me këto të fundit shoqëruar me reshje shiu me intensitet të ulët në zonën e qendrës dhe atë të veriut.

E Hënë 3 Shkurt 2020

Fillimi i javës më 3 Shkurt sjell mot me vranësira mesatare dhe reshje shiu pakta në zonën veriperënidmore gjatë pasdites.

Era do të jetë me drejtim Jugperëndim (SW) me shpejtësi deri në 7 m/sek në bregdet.

Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,3-0,5 metër në det të hapur.

Temperaturat do të vijojnë me rritje.

Temperaturat min dhe max: Zonat malore 5/17°C

Zonat e ulëta 8/22°C

Zonat bregdetare 10/20°C

Parashikimi për ditët në vijim

Në ditët në vijim, të martën 4 shkurt priten shira, por jo ulje temperaturash. Duke nisur nga orët e pasdites të ditës së Martë vendi përfshihet i gjithi nga reshjet e shiut me intensitet të ulët dhe mesatar.

Kurse të mërkurën 5 shkurt rikthehet moti me diell për 5 ditë rresht, por do të ulen ndjeshëm temperaturat. Më e ulëta pritet -1 dhe më e larta 13 gradë Celsius.

Për t’u theksuar është fakti se për shkak të depërtimit të masave ajrore polare, nga orët e vona të mbrëmjes (23:00) të ditës së Martë deri në orët e para të mëngjesit (06:00) të ditës së Mërkurë në zonat malore në lartësitë mbi 300 metër do të ketë reshje të dendura dëbore.

Reshjet e dëborës zbresin gjithashtu deri në lartësitë kodrinore 500-600 metër ndërsa nga ana tjetër ultësira perënimore dhe vija bregdetare do të kenë mot me alternime kthjellimesh dhe vranësirash.

Gjatë ditës së Mërkurë vendet e ulta dhe ato bregdetare do të kenë mot me kthjellime dhe vranësira kalimtare ndërsa zonat malore reshje dëbore.

Dita e Enjte dhe ajo e Premte do të kenë mot të kthjellët por gjithashtu të acartë shoqëruar me ngrica dhe akullëzim si dhe me temperatura të ulta dhe negative në orët e mëngjesit në të gjithë territorin.

Përgjatë ditës së Martë, Mërkurë dhe të Enjte problematike do të jetë era fillimisht me drejtim nga kuadrati i jugut dhe më pas nga ai i veriut. Era do të jetë me shpejtësi mesatare 5-13m/s por hera herës ajo arrinë shpejtësinë deri në 25-30m/s. Era më tepër e theksuar përgjatë vijës bregdetare, zonat e ulta pranë tyre dhe zonat luginore të vendit.

/noa.al/