Transmetuar më 03-02-2020, 06:00

Numri i turistëve që shkuab vitin e kaluar në Antalie me rrugë ajrore, detare dhe tokësore është 15 milionë e 644 mijë e 108, duke thyer rekordin e të gjitha kohërave.

Prefekti i Antalies, Mynir Karallollu (Münir Karaloğlu) në një postim që ka bërë në llogarinë e tij të medias sociale thotë se turizmi në Antalie ka regjistruar rritje të përmasave të rëndësishme në vitin 2019.

“Në vitin 2019 në qytet kanë ardhur 15 milionë e 644 mijë e 108 turistë, të cilët krahas aeroporteve të Antalies dhe Gazipasa (Alanya) kanë ardhur edhe me rrugë tokësore dhe detare. Turizmi i Antalies do të vazhdojë të rritet edhe në vitin 2020”,- shkruan prefekti Karallollu dhe përgëzon të gjithë ata që kanë kontribuar në arritjen e këtij suksesi.

Numrin më të madh të turistëve qyteti e kishte shënuar në vitin 2018 me 13 milionë e 642 mijë.

Në Antalia, turistët shkojnë masivisht për pushime verore. Mes tyre janë disa mijëra shqiptarë që ikin atje nga maji në shtator dhe së fundi edhe për festat e fundvitit.

Disa kompani shqiptare ofrojnë çartera për fluturime direkte në periudhat e mësipërme.

Më së shumti shqiptarët zgjedhin hotelet me 5 yje në zonat e Belekut, Kemerit, Alanias, Sides, etj.

Çmimet për 7 ditë pushime nisin nga 400 euro në hotele me shërbim dhe kushte modeste, në 2600 euro për hotelet më cilësore të Antalias, kryesisht në Belek. /noa.al/