Transmetuar më 03-02-2020, 14:51

Greqia po përgatitet për të ndërtuar një barrierë lundruese, për të ndaluar ardhjen e emigrantëve me rrugë detare, duke i penguar që të mbërrijnë në breg.

Barriera flitet se do të ngrihet në ishullin grek të Lesbo në detin Egje brenda tre muajve të ardhshëm dhe do të jetë e gjatë 3 kilometër.

Në bazë të projektit, synimi është që të ndalohet hyrja e emigrantëve nga Turqia, për shkak të mbingarkesës në kampet e refugjatëve.

Barriera do të dalë 50 cm mbi nivelin e ujit dhe dritat e instaluara në të do e bëjnë të dukshme edhe natën, thuhet në një njoftim të qeverisë.

Ministria e Mbrojtjes greke deklaroi se kostoja e projektit do të jetë rreth 500 mijë euro, shkruan noa.al

Në rast se barriera e parë do të rezultojë e suksesshme, ekziston mundësia që kjo praktikë të shtrihet më tej. Për ministrin e Mbrojtjes Nikos Panagiotopoulos një masë e tillë ka synimin e një barriere natyrale. /a.y/noa.al