Transmetuar më 03-02-2020, 18:39

Qeveria e re e Kosovës e udhëhequr nga kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka vendosur të aplikojë shërbimin e detyrueshëm ushtarak për të rinjtë e vendit.

Nismën e shpalli sot në Kuvend, i mandatuari për krijimin e qeverisë së re, Albin Kurti.

"Me qeverisjen tonë, Shërbimi ushtarak bëhet i detyrueshëm", tha ai dhe shtoi:

"Në përputhje me praktikat dhe standardet më të mira të vendeve të NATO-s do t’i fillojmë përgatitjet për shërbimin obligativ ushtarak".

Kurti tha më tej se ky shërbim do të jetë në kohëzgjatje tremujore dhe sipas tij do të ndihmojë FSK-në që të përmbushë detyrat dhe rolin e saj shtesë në fushën e mbrojtjes.

Aktualisht Kosova nuk ka më Forcën e Sigurisë por Ushtrinë e Kosovës.

Vendimi i Kurtit vjen pas kërkesës së bërë publike kohët e fundit, nga Lidhja Demokratike e Kosovës me të cilën ai po formon qeverinë e koalicionit pasi nuk mori dot votat e mjaftueshme nga populli i Kosovës. /noa.al/